Marc Pubill është shndërruar në objektivin kryesor të PSG-së, me Luis Enriquen që ka kërkuar zyrtarisht transferimin e tij.
Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili shkëlqeu këtë sezon te Atletico Madrid duke u përshtatur si qendërmbrojtës, ka një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh, transmeton Klankosova.tv.
Klubi francez është i gatshëm ta paguajë këtë shifër për të siguruar talentin spanjoll, i cili shihet si një investim strategjik për të ardhmen e mbrojtjes pariziane.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.