Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ka filluar ta konkretizojë interesimin për transferimin e yllit të Ajaksit, David Neres, sipas UOL Esporte.
Klubi francez ka aranzhuar një takim me agjentët e brazilianit teksa duan ta transferojnë atë para se një gjë të tillë ta bëjnë Atletico Madrid, Milan dhe Everton që po ashtu po e kërkojnë.
Neres është i gatshëm që të largohet nga gjiganti holandez pas një stinori fantastik me këtë klub, dhe pritet t'iu kushtojë francezëve rreth 50 milionë euro.