Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain nuk e konsideron më Neymar-in të paprekshëm, në rast se vjen ndonjë ofertë e madhe nga Real Madridi për superyllin brazilian, raporton Mundo Deportivo.
Presidenti madrilen, Florentino Perez, thuhet se e vlerëson 26 vjeçarin më shumë se të gjithë, ndërkaq trajneri i ri i PSG-së, Thomas Tuchel, do t’i shfrytëzonte paratë që t’i përforconte disa pozita në formacionin e parisienëve.
I vetmi lojtar i PSG-së i cili është i ‘pashitshëm’, është tinejxheri që së fundi u shpall kampion i botës me Francën, Kylian Mbappe.