Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ka identifikuar mesfushorin e Chelsea, N’golo Kante si blerjen potenciale të tyre.
Kante është bashkuar me Chelsea nga Lesicester në vitin 2016 për vlerën prej 32 milionë funtave, por që tash mund të kushtojë trefishin e asaj shume, pasi që dha kontribut të madh që skuadra nga Stamford Bridge ta fitonte një vit më parë titullin, shkruan Le Parisien, përcjellë Klan Kosova.
Sidoqoftë, rregullat e Fair Play Financial mund të kufizojnë kalimin e Kante në PSG.
Por megjithatë drejtori sportiv Antero Henrique ka shprehur vullnetin e madh për ta sjell francezin në Parc des Princes.