Lajmet e fundit

PSG ka zgjedhur trajnerin e ri, dhe sipas raportimeve nga ESPN, ai është ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.
Antonio Conte, Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti dhe Luis Enrique janë përmendur si emra të cilat mund ta zëvendësojnë Unai Emery-në pas fundit të këtij stinori.
Megjithatë, në raportimin e mediumit amerikan pohohet se Emiri nga Katari ka qenë ai që personalisht e ka zgjedhur gjermanin si pasardhës të spanjollit.