Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain po shpreson që ta ketë një startues të ri në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë stinorin e ardhshëm, raporton Le10Sport.
Klubi nuk është i kënaqur me performancat e Layvin Kurzawa-s dhe Yuri Berchiche-s në atë pozicion, andaj duan një lojtar të ri që do t’ua mbushte syrin.
Mes kandidatëve potencialë për t’u transferuar, janë Alex Sandro i Juventusit dhe Faouzi Ghoulam i Napolit si dy caqet kryesore.
Sidoqoftë, trajneri në ardhje, Thomas Tuchel, mund të zgjedhjë po ashtu që ta sjellë Raphael Guerreiron, lojtar që e kishte pasur te Borussia Dortmund.