Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain dhe inter janë kandidatë për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, në verën që vjen nëse ai largohet.
Miqësia e tij me Neymar mund ta cojë atë drejt Francës, ndërkaq fuqia bindëse e Inter mund të bëjë që ai të ndjek hapat e Cristiano Ronaldo për të kaluar në Serie A, shkruan Gazzetta Dello Sport, transmeton Klan Kosova.
Përpos PSG dhe Inter, kandidat potencial për blerjen e argjentinasit është edhe Manchester City.