Lajmet e fundit

Pasi e bëri Neymarin të tyre, Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet me transfere bombastike!
Kjo pasi PSG është gati të ofrojë dhe 200 milionë për lojtarin e shumëkërkuar në afatin kalimtar të verës, Kylian Mbappe, shkruan BBC Sport, transmeton Klan Kosova.
Mbappe u pa me performancë të jashtëzakonshme duke shkëlqyer me fanellën e Monacos.
Paris Saint Germain ditë më parë rrëmbeu Neymarin nga Barcelona me shifrën prej 222 milionë euro.
Ata gjithashtu kanë një marrëveshje në vend për të sjellë Fabinho nga AS Monako dhe po përpiqen të bindin Jan Oblak për t'u bashkuar me ta nga Atletico Madrid.