Lajmet e fundit

Shumë njerëz janë të ekzaltuar ta shohin veten e tyre në ndonjë video apo prezencë mediale.
Mirëpo të gjithë janë të zhgënjyer nga zëri i tyre dhe krijojnë një lloj antipatie me zërin e tyre.
Sipas ekspertëve kjo është mëse normale për personin që të irritohet nga zëri i vet.
Arsyeja është psikike, transmeton Klan Kosova.
Sipas Akademisë Amerikane të Otolaringorologjisë veshi përbëhet nga tre pjesë të cilat funksionojnë si mekanizma deri në përcjelljen e tingujve drejt trurit i cili më pas i përpunon ato duke mundësuar kështu kundërpërgjigjen zanore.
Veshi i jashtëm është pjesa fizike që shihet edhe nga jashtë i cili është si pjesë përbërëse dhe e prekshme e kokës.
Veshi i mesëm përbëhet nga tri eshtra që në mënyrë simetrike janë pranues dhe transferues të zërit.
Veshi i brendshëm ose timpani është pjesa e cila pranon tingujt dhe zërat dhe i dërgon në tru në formë të ngacmimit të sinjaleve neurologjike.
Për këtë arsye kur dëgjojmë ndonjë zhurmë apo një zë të lartë ne frikësohemi apo reagojmë natyrshëm.
Sipas ekspertëve mospëlqimi i zërit tonë është proces natyror i lidhur me reagime psikike pasi njerëzit si qenie logjike gjithmonë janë të prirur drejt perfeksionimit. / klankosova.tv