Lajmet e fundit

Sipas një ekzaminimi mjekësor, vajza e Whitney Houston, Bobi Kristina Broën, ka vdekur prej drogës dhe alkoolit dhe më pas është zhytur në ujë.
Zyra e Fulton County për Mjekësi Ligjore në Atalnta lëshoi një deklaratë të premtën në mëngjes mbi vdekjen e Bobit si dhe po përgatiten për ta nxjerrë një raport të plotë mbi vdekjen e saj, transmeton Klan Kosova.
22 vjeçarja u gjet pa ndjenja me fytyrën në vaskë më 31 janar të vitit 2015 dhe vdiq në korrik të vitit të kaluar.
Mjekët u shprehën se ajo kishte pirë shumë cigare marihuanë dhe alkool së bashku me medikamente të tjera që ajo i kishte përdorë kundër ankthit.
“Kishte drogë përfshirë marihuanën, alkool (ethanol), benzoylecgonine, benzodiazepines dhe morfinë”.
“Vdekja e saj nuk ishte nga shkaqet natyrale”, u shprehën mjekët.