Lajmet e fundit

Vaji i Arganit është një nga përbërësit bazë në shumicën e produkteve kozmetike. Vetë lëkura e njeriut prodhon vaj (sebum) dhe formula e kësaj yndyre ndryshon nga njeriu në njeri. Në varësi të kësaj formule, aftësisë përthithëse prodhimit etj ndryshon dhe tipi i lëkurës. Vaji i arganit duket se është “e mesmja e arte” pasi nuk është shumë i rëndë dhe as shumë i lehtë – duke e bërë atë të përsosur për të gjitha llojet e lëkurës.
Është i pasur me acide yndyrore omega, vitaminë E dhe acide linoleike, të cilat hidratojnë lëkurën zbehin njollat dhe parandalojnë përkeqësimin e akneve duke i qetësuar ato. Shpesh njerëzëve u shfaqen puçrra jo se kanë lëkurë të yndryshme (pra pore të mbyllura), por sepse barriera e tyre e lëkurës është e thatë, e dëmtuar dhe e përflakur nga produktet e ashpra të akneve. Kjo barrierë e dëmtuar e lëkurës prodhon edhe më shumë vaj, i cili bllokon poret dhe shkakton akne. Vaji i arganit megjithatë, mund të ndihmojë në thyerjen e ciklit.
Jo vetëm që vitamina E në vajin e arganit vepron si një anti-inflamator i shkëlqyer për lëkurën, por gjithashtu ndihmon në kontrollin e prodhimit të vajit të lëkurës duke balancuar nivelet e sebumit. Plus, të gjithë antioksidantët që gjenden në vajin e arganit janë provuar se trajtojnë problemet e lëkurës si ekzema.
Ç’është më e rëndësishmja, vaji i arganit nuk i bllokon poret, siç mund të bëjë vaji i kokosit, vaji i ullirit, gjalpi shea etj.
Teknikisht, vajrat nuk janë hidratues, por ata veprojnë si një pengesë për të mbajtur lagështinë e lëkurës suaj. Pra, është mirë që t’i aplikoni vajrat në lëkurë pak të lagur , ose t'i masazhoni pas vendosjes së kremit hidratues.