Lajmet e fundit

Uji i Erenikut u përdor për shumë vjet për ujitjen e tokave.
Por, tash e tre vjet bujqit e fshatrave Devë, Guskë, Korenicë, Brokocë, Meje e Jahoc të Komunës së Gjakovës nuk po e përdorin atë, njofton Klan Kosova.
Kjo si pasojë e ndotjes së tij që po vije nga Fabrika e Pasurimit të Kromit në fshatin Devë.
Sipas banorëve, po u shkel mbi këtë mbetje zor se dilet nga aty. Bile sipas tyre në këtë vend po ngordhin tani edhe peshqit.
Pronari i fabrikës së Pasurimit të Kromit Ukë Koqi që është nga Shqipëria, pranoi se gjatë verës mund të ketë më shumë ndotje. Megjithatë, ai përmes telefonit i tha Klan Kosovës se po i përmbahet rregullave për të mos e ndotur ambientin në këtë kohë.
Kronikë nga Enis Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=yX-ryEYZ3oM&feature=youtu.be