Lajmet e fundit

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku pritej të zgjidhej kryesuesi, është shtyrë për të premten, pasi nuk u arrit ujdi mes Vetëvendosjes me 10 asamblistë dhe partive opozitare.
Në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë thonë se nga Vetëvendosja kanë kërkuar postin e kryesuesit dhe disa drejtori.
Postin e kryesuesit po e synon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila prin me numrin e ulëseve në kuvendin komunal të kësaj komune. Në fakt, ky është edhe kushti themelor që këta e kanë për koalicion me Vetëvendosjen.
Negociata ka zhvilluar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka veç dy ulëse, derisa nga Vetëvendosja askush nuk ka pranuar të flasë për Klan Kosovën.