Është shkarkuar Mustafë Hasani Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)
“Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a, në takimin e mbajtur me 18 gusht 2017, në vazhdën e përmbushjes së mandatit ligjor të mbikëqyrjes ka vendosur të bëjë ndryshime kuadrovike”, tha Zana Rama-Bajrami, zëdhënsja e KOSTT për klankosova.tv
“Bordi i Drejtoreve në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka marrë vendim që të lirojë nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT Mustafë Hasani”.
Ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT, deri në një vendim tjetër, është emëruar zv.Kryeshefi aktual për operim Kadri Kadriu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.