Lajmet e fundit

Plakolli tregoi po ashtu se nuk kishin marrëveshje paraprake me Pecin dhe se LDK-ja vendosi në minutat e fundit siç u shpreh, të shmangë zgjedhjet dhe të finalizojë një marrëveshje të përkohshme.
“Kemi pasur negociata rreth këtyre pozitave dhe ka qenë ditë e diel, neve na ka ardhur një komunikim nga sekretariati i Kuvendit Komunal të Mitrovicës se mbledhja e Kuvendit Komunal duhet të mbahet të dielën mbrëma, meqenëse sekretariati e ka gabuar datën, se thirrja ka qenë për ditën e hënë dhe nëse ishte mbajtur të hënën, gjithë Kuvendi Komunal do kishte shkuar në zgjedhje, për shkak të afateve. Kur kemi shkuar, jemi takuar me Kryesinë e degës, kemi biseduar edhe pse paraprakisht nuk kemi pasur marrëveshje me z.Peci, por në minutat e fundit për hirë të korrektësisë duhet me thënë që ne kemi qenë ata që kemi vendosur që mos të shkojë Kuvendi Komunal në zgjedhje, e kemi bërë një marrëveshje të shpejtë me kryetarin Peci”, tha ai.
Njëherësh, sipas Plakollit, tradhtia e parë erdhi kur emri i sekretarit të LDK-së nuk u mbështet nga partitë e koalicionit.
“E kemi zgjedhur kryesuesin e Kuvendin, natën e së dielës, më 18 janar dhe jemi dakorduar që dy drejtori i ka LDK-ja, e ka një ndërmarrje dhe e ka pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Ndodh tradhtia e parë e z.Peci, që kur del emri i sekretarit tonë në votim, asnjë nga partitë e koalicionit nuk e votojnë emrin e tij. Nuk ka shkuar propozimi zyrtar që ka shkuar nga dega. Unë e pash aty që do të kemi telashe”, tha ai./Klankosova.tv
https://youtu.be/E14cRR8wp_I