Lajmet e fundit

John Cena u përlot pasi një fans i tij e befasoi duke i thënë se ai ka ndikuar në të me mesazhin “Never Give Up”, transmeton Klan Kosova.
40-vjeçare, kohëve të fundit po lexonte karta falënderimi nga shumë fansa të tij.
Ata i kanë treguar përvoja të ndryshme të jetës, siç janë depresioni, adoptimi i anëtarëve të rinj të familjes, aksidente pranë vdekjes, kanceri dhe të tjera.
John nuk kishte asnjë ide se shkrimtarët ishin në prapaskenë duke e shikuar atë teksa i lexonte me zë të lartë.
Kur fansat më në fund dolën, John shpërtheu nga emocionet.
“Vetëm mos harroni se ju e bëni punën. Mos mendoni se ju jeni i vetmi që kundërshtoheni dhe mos mendoni se jeni i vetmi që ka sfida për t’u përballur. Të gjithë ju udhëhiqeni nga shembulli, dhe unë ju them: Asnjëherë mos u dorëzo”.