Lajmet e fundit

Xhafer Peci njëri prej pjesëmarrësve në Grevën e Minatorëve të Trepçës ka thënë se vazhdimisht gjatë kohës së grevës i kanë përcjellë mbledhjet e Komitetit Krahinor.
“Ata që pengonin kërkesat, duhet të largoheshin. Ne nuk i kemi dëgjuar që kanë folur mirë për Kosovën”, ka thënë Peci, duke folur për dorëheqjen e Samedin Azemi, Rrahman Morina, Ali Shukriu, njofton Klan Kosova.
“Ka qenë edhe Rrahman Morina një herë para grevës aty, por minatorët i kanë treguar se nuk lejojnë cenim të territorit të Kosovës e nëse ndodh diçka fajtor je ti”, ka thënë Peci në Info Magazine.
“Vendimi u mor me dorëheqjen e këtyre njerëzve”, ka shtuar Peci.
“Greva u ndërpre, ne u dërguam në shtëpi, dhe në minierë arriti një rrethim i hekur e ne nuk mund të futeshim më brenda”.
“Minatorët ishin kategorikisht se nuk do të pranojnë ato kushte, e ashtu si nuk do të nënshtrohen. Asnjëherë nuk arritën të na përçajnë e më pas vazhdoi arrestimet, marrje në pyetje e burgosje të minatorëve”, ka thënë mes tjerash ai.
“Tek greva e dytë, 60 minatorë janë dërguar për tu marrë në pyetje e më pas edhe në burg”.
“Greva e dytë e urisë, minatorët kanë mbijetuar tri ditë me vetëm një gjysmë kavanozi kripë. Atyre u kanë shkuar Njësitet Speciale të Serbisë dhe i kanë dërguar në burg”.
“U dënuan dhe edhe po të mbyteshin, ata nuk hiqnin dorë nga kërkesat e minatorëve”, pohoi Peci.
“Nëse një minator do të vdiste në minierë, aty do të vdisnin të gjithë”.
“Ne e kemi filluar grevën dhe kemi vazhduar protestat, jo për interes personal por për interes të Kosovës”.
“Minatorët nuk u nënshtruan”, ka përfunduar Peci.