Lajmet e fundit

Aktorja amerikane Kristen Stewart, më në fund ka folur haptazi për lidhjen dhe ndarjen me yllin e filmit Twilight, Robert Pattinson duke treguar se pse përfundoi gjithçka.
Çifti Hollywood’ian, kishin një lidhje romantike për pesë vjet, mirëpo ajo thotë se romanca e tyre përfundoi për shkak se s’ishte më e vërtetë.
Ajo e kishte tradhtuar Pattinson me regjisorin Rupert Sanders.
“Njerëzit donin që me çdo kusht unë dhe Rob të ishim bashkë, dhe më dukej se lidhja jonë ishte shndërruar në një produkt”, ka thënë 26 vjeçarja në një intervistë për New York Times.
Ajo tani është në lidhje me nj grua, producentin dhe dizajneren grafike, Alicia Cargile, për të cilën ka thënë se e do shumë.