Lajmet e fundit

Katër persona janë arrestuar dje në veri të vendit si të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Sipas policisë, të dyshuarit M.P., 20-vjeç, L.K., 22-vjeç, A.S., 23-vjeç dhe B.D., 29-vjeç, janë arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në një rast përleshjeje që ka ndodhur dje në kafiterinë në rrugën “Xhon Kenedi”, në Mitrovicë të Veriut.
Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeçar dhe 27-vjeçare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri”, raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Detajet shtesë, ndiqni në videon e mëposhtme: