Lajmet e fundit

Të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë pilula që e përmbajnë Vitaminën D, në mënyrë që t’i përmirësoni eshtrat dhe muskujt.
Shoqata e Shëndetit Publik në Britani Të madhe rekomandon për secilin person nga 10 mikrogramë në ditë Vitamin D, e po ashtu ka thënë se edhe bebet do të përfitonin nga kjo.
Vitamina D merret përmes vajit të peshkut dhe të kuqes së vezës dhe po ashtu drithërave, dhe kjo vitaminë mund të merret edhe përmes lëkurës së trupit, gjatë ekspozimit në diell.
Mirëpo sipas ekspertëve, zhvillimi i aktiviteteve të përditshme në ambiente të mbyllura, po e pamundëson marrjen e kësaj vitamine në sasi ta caktuara për çdo ditë.
Studimet tregojnë se të paktën një në pesë të rritur ka nivele të ulëta të Vitaminës D.
