Lajmet e fundit

Shumë shpesh e kemi parë vajzën e Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri, të mbahet në krahët e prindërve të saj dhe shumë rrallë duke ecur.
Edhe pse ajo tashmë është gjashtë vjeçare, ende kur del në qytet mbahet “hopa” nga Tom ose Katie.
Alex Kantif nga GSI Media e ka ndjekur aktoren Katie dhe vajzën e saj Suri për një javë dhe vjen me rezultatin e hulumtimit, transmeton Klan Kosova.
“Kam qëndruar në New York për një javë, dhe e vetmja herë kur Katie nuk e ka bartur në krahë vajzën e saj, ishte kur ata duhej të ecnin pesë deri në dhjetë blloqe”, ka thënë Kantif.
“Por disa nga fotografët ndonjëherë dinë të jenë shumë agresivë dhe kërcejnë para vajzës për ta fotografuar. Për këtë shkak Suri fillon të shqetësohet dhe kërkon nga Katie ta mbajë në krahë”.