Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i ftuar në Zonën B të Klan Kosovës.
Haradinaj ka treguar arsyet pse duhet të protestuar me 14 maj, duke thënë se nëse ishin shpallë zgjedhjet kjo do të ishte zgjidhje për gjithçka.
“Ne i kundërshtojmë marrëveshjet dhe ja bëjmë më dije njerëzve që e kanë kap pushtetin që mos të mendojnë se çfarëdo tronditje e opozitës nënkupton hapësirë që ata me zbatu Zajednicën, vërtet e kundërshtojmë Asociacionin”.
“E kundërshtojmë ratifikimin e versionit të gabur për demarkacionin”.
“Por vazhdojmë më kundërshtua edhe gjendjen e rëndë socio-ekonomike që vazhdon te jetë në vend”.
Ndërsa thotë se zgjedhjet janë një mundësi e re për Kosovën
“Zgjedhjet janë mënyrë me ja dhanë Kosovës një fillim të ri”.
“Për me shku nga ky mandat kjo Qeveri kish mjaftu raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit”.
“Kur thuhet se korrupsion është endemik atëherë si me dal nga kjo gjendje ose me ju hi me i dezinfektua të gjithë ose një kthim i mandatit tek qytetari”.
“Kryeministri thotë se nuk ka skandale, kur po donë skandal ma të madh se me pas krejt kabinetin e korruptuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.