Lajmet e fundit

Aktorja Renee Zellweger më në fund ka folur rreth thashethemeve për operacione plastike.
Vitin e kaluar, ylli i “Bridget Jones’ Baby” dukej shumë ndryshe në tapetin e kuq në festën e Elle Women.
Shumë persona filluan të flasin se ajo ka hyrë nën thikën e kirurgut plastik, kurse të tjerët u shprehën se ajo thjesht ka ndryshuar modelin e flokëve, transmeton Klan Kosova.
“Jam e lumtur që njerëzit mendojnë që unë dukem ndryshe”.
“Unë jam duke jetuar ndryshe, e lumtur dhe një jetë më të mbushur e si duket kjo gjë po ndikon edhe në pamjen time”, ishte shprehur Zellëeger në atë kohë.
Ajo gjithashtu është shprehur se kurrë nuk lexon për pamjen e saj nëpër media.
“Gjithë ajo çfarë di është ajo çfarë më tregojnë shoqëria ose nëse ndonjë revistë më shkruan në email”, u shpreh Zellweger.