Lajmet e fundit

Kjo ditë e hënë e 14 marsit do të mund të kishte qenë dita e parë e Ramadan Mujës në zyrën e tij, pas mungesës prej dy vitesh.
Kjo po qe se kryetari i Prizrenit, do të vuante dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Por, vendimi që nënkuptonte dënimin me kusht, dhe largimin nga detyre për dy vjet, nuk u bë i plotfuqishëm as sot e kësaj dite, njofton Klan Kosova.
Por derisa Klani e pati të pamundur të kontaktojë Mujën, që këtu shihet në pamje arkivi, zëdhënësi i komunës së Prizrenit, tha se ballafaqimi i kryetarit me drejtësinë nuk e ka penguar në ushtrimin e detyrës
Ndërkohë, avokati i Mujës këmbëngulë se kryetari i Prizrenit është i pafajshëm.