Lajmet e fundit

Në një shoqëri ku gjithmonë vlera personale është në korrelacion të gabimisht me statusin social, është shumë e lehtë të përfshiheni nga mendimet e të tjerëve për ju. Kush i pëlqen kujt, kush fare po bën dhe gjëra të tjera. Thashethemet gjithmonë kanë qenë të pranishme aty ku ka njerëz.
Por pavarësisht nga kjo, ata të cilët jetojnë ndershëm duhet tu shmangen këtyre thashethemeve. Të brengosurit se çfarë mendojnë të tjerët për ju e mbyt lumturinë tuaj.
Ja disa nga arsyet se pse nuk duhet të brengoseni se çfarë mendojnë të tjerët për ju:
Askush nuk ju njeh siç e njihni ju veten
Njerëzit mund të jenë arrogantë për shkak se ata kanë predispozita t’i paragjykojnë njerëzit brenda disa sekondave pasi i kanë njohur. Ne të gjithë jemi gjeneralizues, nga supozimet ne krijojmë opinione për njerëzit që nga momenti i parë i interaksionit me ta. Por jeni vetëm ju ata të cilët larg nga njerëzit, e njihni veten më së miri. Askush nuk ju njeh si ju personalitetin tuaj.
Askush nuk do që të ndihet keq me veten
Të gjithë duam të ndihemi me vetëbesim dhe të mos na mungojë asgjë në jetë. Pasi që është shumë e vështirë për njerëzit që të përballen me gjërat e tyre personale dhe gjithmonë ka njerëz të tillë që ua thonë gjërat e vështira në fytyrë. Kjo i bën ata të ndihen të pasigurt dhe keq për veten e tyre. Por, nuk duhet t’ju interesojë se çfarë mendojnë të tjerët për ju.
Gjithmonë do të ecni nëpër lëvozhga vezësh
A dëshironi që të jetoni një jetë në ankth? Një jetë ku mendimet dhe pikëpamjet e të tjerëve ua prishin ekuilibrin tuaj emocional? Sa herë që dëgjoni diçka negative për ju, injorojeni. Çdo kush e ka mendimin e vet rreth një çështjeje të caktuar. Nëse filloni të brengoseni se çfarë mendojnë të tjerët për ju, do të shndërroheni në një njeri që i kënaq të tjerët.
Vetëbesimi nuk vije nga mendimet e të tjerëve
Se sa e vlerësoni ju veten dhe besimi në veten tuaj, nuk vije nga mendimet e ë tjerëve. Njerëzit që kanë vetëbesim, e dinë se cilat janë mangësitë e tyre dhe të mirat, nuk i presin të tjerët t’ua thonë.