Lajmet e fundit

Në bazë të studimeve të shumta të kryera në lidhje me mënyrën se si duhet të flemë është arritur në përfundim se është e rëndësishme që ne të flemë në errësirë të plotë.
Kur errësira bie, truri merr një sinjal se është koha për të fjetur dhe hormoni shkakton gjumin. Në qoftë se në atë moment ju jeni të ekspozuar ndaj burimit të fortë të dritës do të keni një gjumë të shqetësuar.
Kjo është për shkak se dritandikon dukshëm në funksionet trupore dhe ritmin e gjumit dhe syçeltësinë.
Studimet neurologjike kanë treguar se gjumi me kompjuter ndezur, TV apo drita të lehta shkakton humorin e keq, prandaj është e rëndësishme që ju të qëndroni sa më larg këtij zakoni.
Nëse ju ende nuk mund të fleni pa një TV, atëher vendosni se ajo duhet të shuhet me kalimin e kohës për të reduktuar pasojat e gjumit të dobët, transmeton albeu.com