Lajmet e fundit

Kur vjen koha për të zgjedhur dietën më të mirë për trupin tuaj, ka gjithmonë kundërshtime në mes asaj që duhet të hani dhe nuk duet të hani.
Ekspertët e vërshojnë internetin me opinionet e tyre dhe promovojnë dieta të ndryshme të cilat premtojnë humbje të shpejtë të peshës dhe luftë kundër kancerit. Nganjëherë, kjo mund të shkaktojë huti se cila dietë është saktësisht më e mira për trupin tonë.
Trupa tanë, sikurse makineritë, kanë nevojë për energji për të funksionuar normal. Dhe ushqimi është furnizimi ynë.
Pavarësisht këshillave të shumta se çfarë të hamë e çfarë jo, një dietë e pasur me fibra, nuk është asnjëherë gabim, për këto arsye:
Një dietë e pasur me fibra, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
Është e mirë për shëndetin e zorrëve
E zvogëlon rrezikun nga hemorroidet
Ju ndihmon ta kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak
Ju ndihmon që t’i parandaloni sëmundjet e zemrës