Lajmet e fundit

Në vendet e shumta të botës, zgjedhjet zhvillohen gjatë fundjavës dhe në stinë të ndryshme të vitit.
Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithçka bëhet ndryshe, transmeton Klan Kosova.
Zgjedhjet për president në SHBA mbahen çdo katër vjet ndërsa ato për Kongresin Amerikan, mbahen çdo dy vjet si këto të sotmet – gjithmonë të martën apo një ditë pas të hënës së parë të nëntorit.
Kjo traditë ka filluar në vitin 1845.
Ndërsa arsyeja është se amerikanët e shekullit të 19-të, shumë prej të cilëve fermerë, ishin tepër të zënë me punët e bujqësisë.
Në muajin nëntor, puna në fusha lehtësohej pak, sepse prodhimi ishte korrur para se të fillonin ngricat.
Meqenëse të dielat rezervoheshin për vizitat nëpër kisha, si ditë më e përshtatshme mbetej e marta sepse shumë njerëzve u duhej një ditë për të shkuar në qendrat e votimit me kalë apo me karrocë.
Ndërsa ditën e mërkurë fermerëve u duhej të shkonin në treg për të shitur prodhimin, njofton Klan Kosova.