Nëse keni nevojë për të qëndruar në shtrat pak më gjatë, do të jeni shumë të lumtur të dëgjoni që nesër do të "fitoni" automatikisht një orë shtesë - dhe kjo falë ndryshimit të orës.
Megjithatë, ajo çfarë ne duam të tregojmë përmes këtij shkrimi është se kur ndodhë ndryshimi i orës, kur filloi një gjë e tillë, cilat janë arsyet dhe efektet e saj.
Orët kthehen mbrapa në ora 03:00, të dielës së fundit të tetorit. Kjo do të thotë se të gjitha orët janë kthyer në 02:00 në atë kohë.
Megjithatë,ndërsa shumica e pajisjeve inteligjente automatikisht do të rregullojnë kohën, mos harroni të rregulloni alarmin tuaj, ose mund ta gjeni "veten të humbur" në shtrat!
Siç edhe tanimë dihet, orët gjithmonë shkojnë përpara në fundjavën e fundit në muajin mars, dhe kthehen mbrapa në muajin tetor.
Por pse i ndryshojmë orët?
Sipas Mirror, ideja për "kohën e kursimit të ditës" u propozua për herë të parë në vitin 1784 nga Benjamin Franklin, shpikës, shkencëtar dhe një burrështetas amerikan.
Megjithatë, kjo u zbatua së pari gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe Austria, dhe më pas nga aleatët disa javë më vonë, për të kursyer përdorimin e qymyrit.
A ka akoma ndonjë përfitim nga ndryshimi i kohës?
Megjithëse flitet jo shumë, ka argumente për përfitimet ekonomike ose shëndetësore që ajo sjell.
Disa thonë se kursen energji, ndikon tek aksidentet në trafik dhe krim dhe është gjithashtu i mirë për bizneset.
Ndërkaq ata që janë kundër ndryshimit thonë se nuk është e qartë nëse janë bërë kursime të energjisë, ndërsa ekzistojnë edhe rreziqe të mundshme për shëndetin.
Megjithatë, disa studime sugjerojnë që shëndeti i fëmijëve do të përmirësohej nëse orët lëvizin përpara një orë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.