Lajmet e fundit

Ne të gjithë kemi ato herë kur gjithçka që duam të bëjmë është vetëm të zvarritemi në krevat, në çdo sipërfaqe të butë dhe të flejmë për të paktën 12 orë.
Përveç orëve të pakta të gjumit ose problemeve shëndetësore janë disa arsye pse na bëjnë të ndihemi të lodhur.
Sipas studimeve të fundit dehidratimi sjell ndjenja të lodhjes. Në hipotalamus ndodhen neurone të posaçme të cilat dërgojnë impulse që i sugjerojnë trupit nevojën e marrjes së lëngjeve.
Prania e infeksioneve veçanërisht në rrugët urinare kërkon nga organizmi që të pushojë, me qëllim që të përqendrojë të gjitha energjitë për të luftuar infeksionin.
Studimet gjithashtu kanë treguar se stërvitja përmirëson funksionimin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, për këtë arsye kur ndihemi të lodhur preferohen stërvitjet.