Lajmet e fundit

Numri i mysafirëve që erdhën në zyrën e kryeministrit Isa Mustafa, u shtuan ditëve të fundit.
Me ftesë të kryeministrisë në zyrën e tij priti e përcolli shumë drejtues të shoqatave e sindikatave kosovare. Madje me disa prej tyre kryeministri Isa Mustafa, u shfaq edhe para mediave e u zotua se do të punojë për zgjidhjen e halleve të tyre.
Por këto takime po shihen edhe si tentim për të qetësuar këto grupe në kohën kur opozita po thirr protesta të shpeshta pikërisht kundër qeverisë.
Këtë po e beson njëri nga mysafirët e fundit të Isa Mustafës, Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit të Mbrojtjes së Veteranëve të UÇK-së.
Por pretendimet se kryeministrit thirri sindikalist e përfaqësues veteranësh për qëllime politike po mohohet në kabinetin e Mustafës nga Sokol Havolli, shefi i këtij kabineti.
Nga ana e tij kryetari i KMDLNJ, thotë se pushtetarët e kanë nën kontroll të ashtuquajturën paqe sociale, kur nuk kërcënohen nga protestat sindikaliste. Behxhet Shala, kryetari i kësaj sindikate po vëren edhe një luftë pozitë-opozitë se kush po ofron më shumë afër vetes sindikalistë.
Kronikë nga Besnik Tahiri.