Lajmet e fundit

Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, u panë për herë të parë bashkë në “That ‘70s Show”.
Por mos u emociononi shumë pasi zor se do ta shihni çiftin duke aktruar sërish bashkë, në të ardhmen.
Në një intervistë për Sunday Today që do të publikohet këtë vikend, Kunis ka rrëfyer se ajo nuk mund ta imagjinojë më veten në një skenë, duke aktruar, bashkë me tash bashkëshortin e saj.
“Nuk do të ndodhë. Nuk mund ta shohë në sy dhe të mos i them ‘çfarë po bën?’. Jo, është thjesht shumë e çuditshme”.
“Në një skenë me të po mendoja ‘oh, po e shoh se po aktron’. Mendoja se mund të vazhdoja me këtë gjë por në një moment ai më pa në sy me një shprehje sikur ‘çfarë është kjo fytyrë që po e bën?’. Aty thjesht e kuptova se nuk mund ta bëjmë këtë gjë më. Nuk mund të jemi në një skenë bashkë”, ka thënë Kunis në këtë intervistë, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht që janë një çift i mrekullueshëm jashtë skenës, Kunis dhe Kutcher kanë pasur karriera të suksesshme në aktrim, ndaras, gjatë lidhjes së tyre të dashurisë.
Çifti u martua në muajin korrik të vitit 2015 pasi ishin fejuar në muajin shkurt të vitit 2014 dhe u bënë me vajzën Wyatt (tash trevjeçare e gjysmë) në muajin tetor.
Ata më vonë u bënë prindër edhe të djalit Dimitri (20 muajsh), në muajin nëntor të vitit 2016.
Së fundmi, aktorja e njohur e ka pranuar publikisht se ajo dhe Kutcher nuk ishin gjithmonë një çift serioz.
“Ne nuk dolëm kurrë në një takim, tamam takim. Më lëni të sqarohem. Ash dhe unë ishim në një lidhje. Unë kam bërë një film që quhet “Friends With Benefits”. Ai e ka bërë një film të ngjashëm, “No Strings Attached”. Ne thjesht jetuam filmat tonë”, kishte thënë ajo në një intervistë.
Muaj më vonë, ashtu sikur edhe karakteret që ata kanë luajtur, shpejt filluan të ndjenin më shumë për njëri-tjetrin.
“Shkova tek ai dhe i thashë se shqetësohem për ty, prandaj po largohem para se të lëndohem. Dhe ai thjesht u duk se ai e pranoi. Të nesërmen, erdhi në shtëpinë time dhe më propozoi që të jetojmë bashkë. U përgjigja thjesht me ‘ok’”, ka përfunduar aktorja.
Kunis ishte në lidhje me aktorin Macaulay Culkin për tetë vjet derisa Kutcher më parë ishte i martuar me aktoren Demi Moore, nga viti 2005 deri në vitin 2013, kur ata u divorcuan.