Njerëzit kanë shpërndarë video të reagimeve ekstreme të maceve të tyre ndaj kastravecëve.
Vendosja e një kastraveci prapa një mace kur është duke ngrënë duket se i trondit ato, duke bërë që disa mace të kërcejnë në ajër nga frika.
Jill Goldman, që merret me kafshët, i tha National Geographic se kastravecët po i shkaktonin reflekset natyrore të maceve.
“Me një përgjigje befasuese, një mace shpesh do të përpiqet të largohet nga atje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe pastaj të rivlerësojë nga një distancë”, tha ajo, duke shpjeguar reagimin e tyre të tmerruar, transmeton Klan Kosova.
Goldman tha se ishte gjithashtu e mundur që macet mund ta shoqëronin kastravecin me gjarpërinjtë, të cilët mund të jenë grabitqarë vdekjeprurës.
Ajo shtoi: “Nëse i shkakton stres një kafshe, kjo ndoshta nuk është diçka e mirë”.
https://www.youtube.com/watch?v=_7vML9C3PZk
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.