Lajmet e fundit

Fotografia e kryetarit në ardhje të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me duar të lidhura rreth një druri u bë virale.
Ajo u shkrep në fshatin Llugë të Podujevës nga edhe vjen Bulliqi, njofton Klan Kosova.
Sipas këtij të fundit këtë veprim e bënë për të matur gjerësinë e plepit të lashtë.
Kështu thotë edhe një banor i këtij katundi, që ishte prezent në kohën kur u shkrep fotografia.
Bulliqi tha se së shpejti do të bëhet kërkesa që ai plep të mbrohet nga shteti.