Lajmet e fundit

Çfarë po ndodh me projektet e investimeve më kapitale në vend?
Cila është e vërteta për mosshitjen e PTK-së?
A u veprua drejt me privatizimin e distribucionit te KEDS?
Si ka mundur Kosova të përfitojë më tepër nga koncesionimi i aeroportit Adem Jashari?
Pse kushtuan kaq shtrenjtë autostradat Ibrahim Rugova e Arbën Xhaferi?
Kush nuk ishte transparent në gjithë këto projekte?
Si u bë që Kosova, saherë blen, jep shumë para, e kurdo që shet, merr pak euro?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera që kanë të bëjnë me dilemat rreth PTK-së, KEDS-it, Aeroportit dhe autostradave mund t'i merrni sot, në dokumentarin për privatizim dhe investime kapitale "Trajtoje me kujdes, është pronë e qytetarëve" që transmetohet në Zona B.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21.