Lajmet e fundit

Tipsat e veshëve, janë kryesisht zgjedhja e parë e shumë njerëzve kur vjen puna për pastrimin e neveritshëm të dyllit nga ky organ i sistemit të dëgjimit.
Në rregull, nuk ka dyshim se dylli i veshit duket i neveritshëm, por sipas studimeve të fundit ai nuk është dhe shumë gjë e pistë, shkruan Metdaan, përcjellë Klan Kosova.
Ajo është një substancë natyrore që trupi e krijon për një arsye të më të mirë të shëndetit e studiuesit e fundit kanë treguar se pastrimi i tij me tipsat e veshit, mund të jetë më e dëmshme se sa lërja e tij në atë vend.
Për të qenë më të sakt, nuk është tipsi që mund të sjell dëme në veshin tuaj, por mënyra se si e përdorni atë. Kjo pasi kur një tips i tillë për pastrim futet në vesh, në vend që të tërheqet dylli jashtë ju mund ta fusni atë edhe më tutje brenda veshit tuaj, përcjellë Klan Kosova.
Kjo gjë mund ta dëmtojë daullen e veshit e cila e kufizon atë nga vibruesit duke dëmtuar dëgjimin.
Për më shumë ja videoja e plotë që udhëzon se pse nuk janë të përshtatshëm për pastrimin e veshit.