Lajmet e fundit

Kim Kardashian ka treguar arsyen se pse më nuk buzëqesh.
Kjo nuk ka të bëjë me dëshirën e Kim për ta imituar Victoria Beckham - e njohur për mimikën serioze.
Kim Kardashian e ka pranuar se kjo ka të bëjë me shtazanin e parë.
Ajo ka thënë se këtë vendimin për të mos buzëqeshur e ka marrë pas kritikave që i ishin bërë gjatë shtatzënisë së saj me vajzën North.
Kim ka thënë se herën e fundit që ishte shtatzënë, jo vetëm që shtoi peshë shumë, por iu desh ta duronte edhe faktin se të tjerët po talleshin me të për shkak të gjendjes së saj fizike.
Ajo vuante nga “preeclampsia”, një sëmundje qe shfaqet te gratë shtatzëna, duke shkaktuar kështu presion të lartë të gjakut, peshë të madhe dhe probleme me veshkë.
“Të gjithë thoshin, ajo nuk di të ndalet së ngrëni, i ka bërë 200 kilogramë, Kanye do ta lërë se është shumë e shëndoshë, e gjëra të tilla”, ka thënë Kim, transmeton Klan Kosova.
Kim e ka pranuar se ishin kritikat e bëra kundrejt saj, ajo që ia mbushën mendjen që të ndryshojë personalitetin, për shkak se ajo nuk dëshironte që tu buzëqeshte më atyre që e përqeshën aq shumë.