Lajmet e fundit

Kanye West ka anuluar 21 koncerte të mbetura në kuadër të turneut të tij “Saint Pablo, dhe tani një burim i afërt me reperin ka shpjeguar pse ai mori këtë vendim, transmeton Klan Kosova.
Ka pasur spekulime se reperi 39 vjeçar është në mes të një ndarje, e tani burimi dëshiron që të pushojnë këto thashetheme.
“Nuk ka të bëjë asgjë me këtë”, ka thënë burimi për People. “Ai është vetëm i rraskapitur. Ai ka qenë duke punuar gjatë gjithë kohës në dizajn të modës, në linjën Adidas. Kështu që puna e tepërt e ka shtyrë deri tek ky vendim”.
“Unë jam i sigurt se Kim dhe familja e tij luajn një rol të rëndësishëm në vendimin për të anuluar turneun”, shtoi burimi, duke iu referuar grabitjes në Paris muajin e kaluar.
“Ai është tepër i përkushtuar ndaj familjes së tij”.