Lajmet e fundit

U raportua se Jennifer Lopez ka anuluar të gjitha planet për paraqitjet e saja për Vitin e Ri.
Ky vendim i Lopez, vjen për agjendën e saj të rezervuar në Miami të Floridas, njofton Klan Kosova.
Por për këtë anulim zëdhënësi i Jennifer Lopez, doli me një njoftim ku nuk jep shumë detaje rreth vendimit të fundit që ajo ka dhënë ndaj gjithë fansave të saj.
‘’Për shkak të arsyeve personale, Jennifer Lopez anulon të gjitha paraqitjet e saj në prag të Vitit të Ri. Ne do të shihemi në takimet e radhës në të ardhmen’’ thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i këngëtares J.Lo, njofton Klan Kosova.