Lajmet e fundit

Pa marrë parasysh qëllimet tona, kur jemi të uritur është pothuajse e pamundur të rezistojmë.
Pak orë pas përfundimit të një vakti, qoftë mëngjes, drekë apo darkë, kemi një nevojë të papërshkrueshme që të hamë diçka .
Por, pse ndodh kjo ?
Nutricistjak, Shona Wilikinson, nga NutriCentre tregon 5 arsyet se pse ndihemi të uritur dhe si mund të menaxhojmë ketë.
1.Me të vërtet jeni duke ngrëne për dy persona
Përgjatë shtatzënisë është më se normale qe të hamë më shumë ngaqë në fakt jemi duke ngrënë për dy persona. Megjithatë është e rëndësishme që të bëjmë zgjedhje të shëndetshme gjate kësaj kohe, duke anashkaluar ushqimet e procesuara dhe të rafinuara gjithashtu edhe sheqerin.
2.Keni ngrënë shumë karbohidrate
Në qoftë se ushqeheni me një vakt të rëndë dhe të pasuruar shumë me karbohidrate një natë më parë, të nesërmen do të zgjoheni të uritur. Kjo ndodh ngaqë sasia e madhe e karbohidrateve duke qëndruar në organizëm absorbohen lehte sikurse sheqernat. Për të anashkaluar ketë duhet të ushqeheni me sasi mesatare të karbohidrateve të parafinuara për një vakt.
3.Keni nevoje për gjumë
Gjumi i pamjaftueshëm ka efekt direkt tek sasia e ushqimit që hamë dhe sa të uritur ndjehemi.
Gjumi i shkurtër ndihmon në uljen e nivelit të një hormoni të quajtur leptin i cili frenon urinë.
4.Keni nevoje për një pije
Ndonjëherë etja mund të keqkuptohet si uri.
Ne mund të ndjehemi që jemi të uritur ndërsa në fakt çka kemi nevoje është një ose dy gotë me ujë.
Në qoftë se pimë ujë në mes të vakteve ndihemi të mbushur, gjë që ndihmon në menaxhimin e apetitit.
5. Është ajo kohe e muajit
Është zbuluar qe apetiti i femrave rritet përgjatë gjysmës se dyte te ciklit menstrual, specifikisht pas ovulimit. Për të menaxhuar këto dëshira dhe për te balancuar nivelet e sheqerit është esenciale qe te hamë ushqime te cilat përmbajnë proteina p.sh vezë, mish, peshk etj.