Lajmet e fundit

Aktorja Keira Knightley përgjatë viteve e ka ndryshuar pamjen e saj në bazë të karaktereve që ka shfaqur në ekranin e madh.
Mirëpo ndryshimi i madh që ka bërë në pamje gjatë këtyre viteve, ka lënë pasoja tek flokët e saj, transmeton Klan Kosova.
“Flokët e mi janë shkatërruar nga ngjyrat e shumta për filma të ndryshëm”.
“Njëherë gjendja e tyre ishte aq e keqe, sa që filluan të më binin nga koka”.
“E për pesë vjet kam përdorë paruke dhe kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur flokëve të mi”, ka thënë Knightley për revistën InStyle.