Lajmet e fundit

Është e vështirë për të përshkruar betejat që ne luftojmë brenda vetes çdo ditë që edhe mbeten betejat më të vështirat për të fituar.
Tani, njerëzit janë duke përdorur tatuazhin e pikëpresjes për të kujtuar triumfin e brendshëm ndaj problemeve të shëndetit mendor.
Kjo është pjesë e një lëvizje të quajtur "Projekti pikëpresje" që e përshkruan veten si "një lëvizje jo-fitimprurëse duke u bazuar në besimin se ka shpresë dhe dashuri për ata që janë duke luftuar me depresionin, idenë e vetëvrasjes, varësi të ndryshme ose vetë-lëndimin".
Ata që kanë luftuar me sëmundje mendore, apo e njohin dikë që ka kaluar nëpër këo probleme janë inkurajuar për të realizuar një tatuazh apo vizatim të pikëpresjes në shenjë solidariteti.
Pse pikëpresje?
"Një pikëpresje përdoret kur një autor mund të zgjedhë për ta përfunduar fjalinë, por në vend të kësaj zgjedh mos ta përfundojë, andaj vendos pikëpresje"
“Fjalia është jeta juaj dhe autori jeni ju” thuhet në sajtin e kësaj lëvizje ose projekti, transmeton Klan Kosova.
Amy Bleuel e themeloi këtë projekt në vitin 2013, pasi i ati i saj u vetëvra dhjetë vjet më pare.