Lajmet e fundit

Shumë gra sportiste, vazhdojnë trajnimin e tyre madje edhe mbajnë gara edhe pasi kanë mbetur shtatzënë.
Ndërkaq raporti i ri arritur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, konfirmon diçka të tillë duke thënë se ka më pak rreziqe se sa ju e mendoni njofton Klan Kosova.
Më 20 mars të 1983, vrapuesja e distancave të gjata, norvegjezja, Ingrid Kristiansen zuri vendin e saj të parë në Kampionatin Botëror të Kryqit në Gateshead tëAnglisë.
Ingrid edhe pse shtatzëne në muajin e pestë, fitoi maratonën në Houston me një kohë prej dy orë e 33 minuta, njofton Klan Kosova.
Atletët femra shpesh kanë cikle menstruale të parregullta, kështu që nuk është e pazakontë që ato të mbeten shtatzënë pa e ditur. Gjatë këtyre viteve, të paktën 17 gra shtatzëna kanë konkurruar në Lojërat Olimpike.
Pjesëmarrja e tillë e grave në këto lojëra olimpike ndër vite ka bërë që edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të dalin me një raport të shqyrtuar nga një grup ekspertësh shëndetësor.
Sipas tyre, thuhet që ka pak studime të kualitetit të lartë në shtatzëni që transmetojnë rëndësinë në mes atletizmit gjatë këtyre muajve megjithatë ato që ushtrojnë rregullisht me vrapime nuk do të ndikojë aspak në mënyra negative, njofton Klan Kosova.
Të tillat thuhet se nuk janë më të rrezikuara për shtatzëni problematike apo defekte të lindjes.