Lajmet e fundit

Konsumimi i magnezit në moshën e mesme ndihmon në mbrojtjen e eshtrave.
Shtesat e magnezit ndihmojnë në parandalimin e problemeve më të shpeshta që shkaktojnë paaftësi tek personat në moshën e mesme apo në moshë të shtyrë.
Shkencëtarët në Britani kanë gjetur që personat që kanë nivele të larta të magnezit në gjak kanë përgjysmuar gjasat për thyerje të eshtrave gjatë 25 viteve të ardhshme.
Edhe pse tashme është e ditur që magnezi është i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave, ky është studimi i parë që tregon se mund të parandaloj thyerjen e tyre.
Shumica e njerëzve marrin magnezin nga peshku, mishi, arrat, orizi ngjyrë kafe apo produktet e qumështit, mirëpo nëse këto ushqime mungojnë në dietën tuaj shtesat e magnezit në formë të tabletave ndihmojnë.