Lajmet e fundit

Ndihma që grupi mercenar Wagner i ka dhënë Putinit në luftën në Ukrainë, ka qenë e pashembullt. Forcat mercenare të Prigozhinit kanë qenë të vetmit që i kanë sjellë Rusisë fitore vitin e fundit në Bakhmut, Ukrainë.
Por, situata ka ndryshuar nga dita e djeshme, ku tashmë Wagneristët ia kanë mësyrë Moskës.
Kreu i forcës mercenare të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se forcat e tij kanë hyrë në Rusi për të hequr udhëheqjen më të lartë ushtarake të vendit.
Shefi i Wagnerit të shtunën pretendoi se forcat e tij kishin kontrollin e vendeve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don. Shtabi ushtarak në qytet mbikëqyr luftimet në Ukrainë. Video të ndryshme postuara në mediat sociale shfaqin automjete ushtarake, duke përfshirë tanke, nëpër rrugë.
Presidenti rus Vladimir Putin dënoi rebelimin, duke thënë se ishte “një thikë në shpinë të vendit tonë dhe popullit tonë”.
“Të gjithë ata që përgatitën rebelimin do të vuajnë dënimin e pashmangshëm. Forcat e armatosura dhe agjencitë e tjera qeveritare kanë marrë urdhrat e nevojshëm”, tha Putini në një fjalim televiziv drejtuar kombit të shtunën, shkruan “AlJazeera”.
Më parë, shërbimet ruse të sigurisë thanë se kishin hapur një hetim penal ndaj Prigozhinit për nisjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kryengritje.
Shefi i Wagnerit vuri gjithashtu në dyshim versionin zyrtar të Kremlinit se pse Rusia pushtoi Ukrainën.
Për muaj të tërë, Prigozhin ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjeneralin më të lartë të Rusisë, Valery Gerasimov, për paaftësi, por kjo ishte hera e parë që ai hodhi poshtë justifikimet thelbësore të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
“Ministria e Mbrojtjes po përpiqet të mashtrojë shoqërinë dhe presidentin dhe të na tregojë një histori se si kishte agresion të çmendur nga Ukraina dhe se ata po planifikonin të na sulmonin me të gjithë NATO-n”, tha Prigozhin në një videoklip të publikuar në “Telegram” nga shërbimi i tij për shtyp të premten.
“Operacioni special filloi për arsye të ndryshme”, tha ai.
“Lufta ishte e nevojshme … që Shoigu të bëhej marshall, … që të mund të merrte një medalje të dytë ‘Hero’ [të Rusisë]. Lufta nuk ishte e nevojshme për të çmilitarizuar apo denazifikuar Ukrainën”.
Çfarë tha Prigozhin?