Drejtuesja e programit Ellen DeGeneres po jeton në shtëpinë e shoqes së saj, por s’ka vend për shqetësim, meqë ajo vazhdon të jetë e martuar.
Ajo ka treguar se pse ka vendosur që të shkojë te Courteney Cox, njofton Klan Kosova.
"Unë duhet të shpjegoj. Unë nuk kam probleme martesore" tha DeGeneres, e cila është e martuar me aktoren Portia de Rossi, derisa ajo e prezantoi Cox si të ftuar në emisionin e saj, ajo tha, shkruan CNN.
"Unë nuk jam duke jetuar me Courteney Cox , pasi nuk kam shtëpi".
DeGeneres tregoi se ajo bashkë me gruan e saj kishin shitur shtëpinë e tyre në Beverly Hills dhe se kishin nevojë për një vend për të qëndruar, prandaj Cox ishte e gatshme për të ofruar ndihmë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.