Lajmet e fundit

Ministri i Punës, Aleksandar Vulin, tha sot se është i kënaqur që ambasadorët e huaj në Kosovë janë deklaruar më në fund për siç tha ai "presionet mbi serbët në Kosovë"
Kjo, sipas tij, do të thotë edhe dënim i sjelljes së "Ramush Haradinajt dhe të tjerëve të cilët kanë njoftuar spastrimin etnik të serbëve", raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Gjatë së martës, ambasadorët e Quintit, kanë reaguar ndaj kërcënimeve që po u bëhen serbëve të Kosovës për të votuar në mënyrë të caktuar.
Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave Franceze, Gjermane, Italiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme, transmeton Klan Kosova.