Lajmet e fundit

Vetëm disa ditë pasi u konfirmua lidhja në mes të Princ Harry dhe aktores Meghan Markle, ajo ka kërkuar pushim nga xhirimet e serialit Suits.
Sipas Page Six, aktorja i ka kërkuar shefit të saj një javë pushim nga filmimet në Toronto pasi ka dicka të rëndësishme për të bërë, transmeton Klan Kosova.
Ka spekulime që ajo do të takohet me avokatët e saj, pas u bë qendra e vëmendjës së mediave ndërkombëtare për lidhjen e Pricin.
Thuhet se Princi është takuar me Markle në Kanada. Mësohet se ata kanë kaluar kohë të fshehtë së bashku në Londër, madje burime pranë tyre i kanë thënë Daily Star që lidhja e tyre po ecën shumë mirë.