Lajmet e fundit

"Një rast konkret, z.Dehari. A ju kujtohet Dehari kur Gjykata Kushtetuese i tregonte saktë se çka duhet me vepru dhe z.Dehari zbulonte, ikte, në njëfarë mënyre anashkalonte edhe rendin e ditës që e përgatit Sekretari dhe gjente mënyra për me zgjedh kryetarin e Kuvendit. Nëse Gjykata Kushtetuese në aktgjykim ka treguar se mënyra e konstituimit të Kuvendit është kjo dhe thotë se konstituimi i Kuvendit bëhet kur zgjidhet kryetari, kur zgjidhen të gjithë nënkryetarët, bëhet konstituimi i Kuvendit, e nëse Kuvendi i Kosovës thotë 'po e shkeli' këtë aktgjykim dhe po them se konstituimi i Kuvendit bëhet veç me zgjedhjen e kryetarit, kjo është shkelje e Kushtetutës", tha ai.