Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga QKMF-të e vendit që të bëjnë përditësimin e informacioneve të pacientëve insulinë-varës.
Pos informacioneve personale të detajuara në këtë përditësim do të hyjë edhe shpenzimi i dozave të insulinës për secilin pacient.
Këtë pjesë drejtuesja e shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, po e cilëson si telash, për shkak se varësisht prej gjendjes së pacientit, mjeku përkatës mund të ndryshojë edhe njësitë e insulinës.
Megjithatë, farmacisti përgjegjës në barnatoren e QKMF-së në Prishtinë, Fatos Aliu, tregon se nga MSH i është thënë se ndryshimet e tilla nuk do të paraqesin problem.
Sidoqoftë nga ministria u tha se ky përditësim kërkohet çdo vit nga komunat me qëllim që të ketë planifikim më të mirë, ndonëse ka muaj që MSH nuk ka furnizuar QKMF-të me insulina.
Veçse, kreu i shëndetësisë Arben Vitia tha se janë në prag të përfundimit të një marrëveshje me disa partnerë për të bërë zgjidhjen e këtij problemi, ku qytetarët shumë shpejt do të furnizohen me insulina.